Orari i Hapur
Administratorët përditësojnë orarin çdo ditë të javës, në rast se ka ndonjë ndryshim.


Rreth Gjimnazit
Gjimnazi “Luan Hajdaraga” synon zhvillimin akademik, kulturor dhe qytetar të të rinjve përmes mësimdhënies cilësore. Ajo ka një staf pedagogjik të përkushtuar dhe ambiente të përshtatshme për mësim. Gjimnazi kontribuon aktivisht në përgatitjen e nxënësve për studime të mëtejshme dhe për jetën shoqërore.
Matura
Matura përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në jetën e çdo nxënësi. Ajo është fundi i një etape të bukur dhe fillimi i një rruge të re plot sfida, ëndrra dhe mundësi.
Pas viteve të mbushura me mësime, përpjekje, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme, maturantët tanë po mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre në Gjimnazi “Luan Hajdaraga”. Këto vite nuk ishin vetëm për libra dhe nota, por për miqësi të forta, eksperienca të reja dhe rritje personale.
Çdo maturant ka historinë, përkushtimin dhe rrugëtimin e tij drejt suksesit. Secili prej tyre ka dhënë maksimumin, duke lënë gjurmë të veçanta në jetën e shkollës sonë.Me krenari të veçantë, ju ftojmë të njiheni me ekselentët e Gjimnazi “Luan Hajdaraga”

I njihni?
Janë Kejsi, Henri, Anja, Diora, Livia, Vezire, Enisa, Klea, Elizabeta, Ernaldo, Arti, Arnis dhe Adea – maturantët ekselente të gjimnazit.
Dihet që çdo e mirë kërkon punën e vet, dhe kështu edhe maturantët tanë kanë nisur përgatitjen për testet e Maturës, duke filluar me konsultimet.
Me përkushtim dhe seriozitet, nxënësit e Gjimnazi “Luan Hajdaraga” po shfrytëzojnë çdo mundësi për t’u përgatitur sa më mirë, duke marrë pjesë aktive në orët e konsultimeve dhe duke punuar fort drejt arritjes së rezultateve të larta.

Stafi Pedagogjik

Drejtore Edlira Hyka 29 vite në mësimdhënie.

Nëndrejtore Mimoza Tahiri 15 vite në mësimdhënie.

Prof. Klevis Lumani 7 vite në mësimdhënie.

Mesuese Mirela Pasha 24 vite në mësimdhënie.

Mesuese Shkelqime Hasani 39 vite në mësimdhënie.

Mesues Hekuran Toci 39 vite në mësimdhënie.

Mesuese Lavdie Çela 32 vite në mësimdhënie.

Mesues Bardhyl Nure 32 vite në mësimdhënie.

Mesuese Alketa Dhana 15 vite në mësimdhënie.

Mesuese Zyra Kojel 28 vite në mësimdhënie.

Mesuese Elona Stojna 5 vite në mësimdhënie.

Mesues Arben Laçka 35 vite në mësimdhënie.

Mesuese Arjana Llukmani 31 vite në mësimdhënie.

Mesuese Rina Delibashi 5 vite në mësimdhënie.

Mesuese Dhurata Harxhi 3 vite në mësimdhënie.

